Kontakt telefoni: ++389 (0)2 2520-241
HISTORIA E BIZNESIT

Dauti Kompania (DAUTI TRANSPORTSHPED SHA, Saraj-Shkup është regjistruar në Gjykatën themelore Shkup më 10.04.2003.
Veprimtaria themelore e kompanisë përbëhet nga transport i shërbime shpedicioni , më saktësisht organizimi i transportit ndërkombëtar të mallrave dhe të shërbimeve në qarkullimin rrugor.
Zyra jonë lokale kryen organizim në sferën e gjithë transportit me kamionë nga Maqedonia në Evropë e më gjerë dhe anasjelltas, duke përdorur automjete transportuese me cilësi të lartë që janë në pronësi të kompanisë.

Imperativi i ndërmarrjes DAUTI TRANBSPORTSHPED SHA – Shkup paraqet krahasimi i politikës afariste përmes adaptimit të saj në trendët e tregut dhe sigurimi i profitit me anë të lojalitetit dhe interesit të rritur drejt nevojave të partnerëve afaristë dhe të të punësuarve.

Kapitali ynë më i madh dhe më i rëndësishëm i cili na mundëson për të arritur të gjitha këto gjëra edhe me vendosmëri të vazhdojmë këtë udhëtim, të cilin e kemi filluar me themelimin e kompanisë sonë, është BESIMI, besimi ndaj të punësuarve tanë, klientëve tanë dhe partnerëve tanë të biznesit.

Në kuadër të dispozitave pozitive të cilat e rregullojnë këtë materi, mjetet themelore të punës duhet patjetër t’i plotësojnë masat e parapara për mbrojtjen e mjedisit, masat e sigurisë nga zjarri dhe shpërthimeve. Pa plotësimin e këtyre kushteve, kompania nuk mund ta kryejë veprimtarinë themelore.

Na Kontaktoni!