Kontakt telefoni: ++389 (0)2 2520-241
PËR NE

FJALIMI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM

Dauti Më lejoni të jua prezantoj kompaninë DAUTI TRANSPORTSHPED SHA, një kompani e transportit të brendshëm ndërkombëtar dhe shpedicioni.

Fraza kryesore në botën e biznesit, që pas çdo menaxheri të suksesshëm qëndron një ekip të suksesshëm plotësisht përputhet me suksesin e kompanisë sonë. Pasuria jonë e vërtetë është entuziazmi, vendosmëria, njohuria dhe puna e lodhshme e ekipit tonë, i cili me ndihmën e teknologjisë moderne dhe lidhjes informatike është një garanci e fortë për zhvillimin e kompanisë.

Jetojmë në një kohë të ndryshimeve të shpejta, shkëmbimit të shpejtë të ideve, kohë të komunikimeve dhe të profesionalizmit të lartë. Kompania DAUTI TRANSPORTSHPED ndien pulsin e kohës dhe e përgatitur pret ndryshimet e tregut, nevojat e klientëve dhe risitë teknologjike me të cilat përsoset punimi.

Në vitet e fundit, vendi ynë po ballafaqohej me shumë kriza ekonomike, por edhe në kohëra të tilla, ne vazhduam të investonim. Investuam në makina të reja të transportit të përparuar, hapjen e filialeve të reja, me qëllim që të sigurojmë një gamë më të gjerë të shërbimeve me cilësi më të lartë me çmime të volitshme për përdoruesit e biznesit, për shkak se cilësia e shërbimit ka qenë gjithmonë traditë tonë dhe risitë janë detyra jonë.

Kompania DAUTI TRANSPORTSHPED fshat Krushopek, Saraj - Shkup është themeluar në vitin 2003 si një kompani bijë të kompanisë DAUTI KOMERC, gjigante në rajonin tregtar dhe më gjerë, një kompani që përvojën shumëvjeçare e punimit e ka transferuar edhe në kompaninë tonë.

Aktiviteti kryesor i kompanisë, DAUTI TRANSPORTSHPED SHA - Shkup përbëhet nga transporti dhe shërbime shpedicioni, tregtia dhe shërbimet, më saktësisht organizimi i transportit ndërkombëtar të mallrave në qarkullimin rrugor.
Zyra jonë lokale kryen organizim në sferën e gjithë transportit me kamionë nga Maqedonia në Evropë dhe anasjelltas, duke përdorur automjete transportuese me cilësi të lartë që janë në pronësi të kompanisë.

Imperativi i ndërmarrjes është krahasimi i politikës afariste përmes adaptimit të saj në trendët e tregut dhe sigurimi i profitit me anë të lojalitetit dhe interesit të rritur drejt nevojave të partnerëve afaristë dhe të të punësuarve.

Tjetër...
Na Kontaktoni!